“Je heroi im”, aktori Ben Stiller takon Zelensky-n në Kiev

by admin
Spread the love

Aktori amerikan Ben Stiller është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky-n në Kiev, si pjesë e rolit të tij si ambasador i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR).

Stiller i tha presidentit ukrainas se ai “ishte heroi i tij” dhe e komplimentoi për karrierën e tij të mëparshme në aktrim.

Stiller ka punuar si ambasador i vullnetit të mirë në UNHCR që nga viti 2016.

Zelensky dhe Stiller kanë diskutuar nevojat e personave të zhvendosur përkohësisht në Ukrainë dhe Poloni, të cilët Stiller i ka vizituar para se të takonte Zelenskyn.

Gjatë vizitës së tij, Stiller ka vizituar edhe lagjet e Irpinit, ku janë zhvilluar luftime të ashpra në ditët e para të luftës.

“Mendoj se është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh këtu, nëse nuk keni qenë personalisht në këto ambiente”, i tha ai, Zelenskyt.

Të dy kanë folur edhe për karrierat që kanë pasur si aktorë komedianë.

”Ju keni hequr dorë nga një karrierë e mrekullueshme aktrimi”, i ka thënë Stiller, Zelenskyt.

“Jo aq të mirë sa e juaja”, i është përgjigjur Zelensky.

Para fitores në zgjedhjet presidenciale më 2019, Zelensky është njohur më së miri për rolin që ka pasur në një serial televiziv, ku ka luajtur rolin e një mësuesi në një shkollë të mesme.

You may also like