Je bërë një kopje e shëmtuar e Luizit

by admin
Spread the love

Debatet në shtëpinë e Big Brother janë shtuar shumë së fundmi dhe dinamikat janë nga më të ndryshme mes banorëve më të famshëm në Shqipëri.

Së fundmi, Kristi i tha Armaldos se ai po bëhet një kopje e shëmtuar e Luizit. Sipas Kristit, Armaldo sillet njësoj si Luizi. Vjen, provokon dhe pastaj ikën.

Ai mendon se Maestro po luan njësoj si Luizi. Armaldo e kundërshtoi mendimin e Kristit. Sipas tij, ndryshe nga Luizi, ai nuk ofendon në shtëpi dhe nuk po ngacmon askënd, por thjesht po bën humor.

Kristi e këshilloi Armaldon të tregojë kujdes, sepse sipas tij, dashur pa dashur, do e fusin në grup dhe do e bëjnë një imitim të dobët të Luizit.

You may also like