Jason Momoa në lidhje dashurie me Eiza Gonzalez pas ndarjes së Lisa Bonet

by admin
Spread the love

Jason Momoa ka një grua të re në jetën e tij pas ndarjes nga Lisa Bonet.

Burime të shumta thonë për People se ylli i “Aquaman”, 42 vjeç, së fundmi është takuar me Eiza Gonzalez pasi ai dhe Bonet, 54 vjeç, njoftuan në janar se po ndaheshin pas gati 20 vitesh së bashku.

“Ata po takohen. Ai kujdeset për të. Ai është në një vend të mrekullueshëm, duke punuar në Fast X”, tha një burim.

“Ata të dy janë të zënë me punë, por po argëtohen së bashku. Nuk është ende asgjë serioze”, shtoi tutje ky burim.

Momoa u fotografua më parë teksa merrte pjesë në premierën e filmit të 32-vjeçares Gonzalez, “Ambulance”, muajin e kaluar, edhe pse ata nuk ecën bashkë në tapetin e kuq.

Aktori i “Dune” hodhi poshtë thashethemet se ai po takohej me Kate Beckinsale pasi u pa duke i dhënë asaj xhaketën e tij në festën e “Vanity Fair” pas ndarjes së çmimeve “Oscar 2022”.

Ai dhe Bonet njoftuan në një deklaratë të përbashkët se ata po ” ndanin rrugët në martesë ” në janar.

Ata u martuan në nëntor 2007 dhe kanë një vajzë Lola Iolani , 14 vjeç, dhe djalin Nakoa-Wolf , 13 vjeç.

“Dashuria mes nesh vazhdon, duke u zhvilluar në mënyrat që dëshiron të njihet dhe të jetohet. Ne e lirojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi”, thanë ish-çifti në një deklaratë.

Momoa që atëherë ka treguar mbështetjen e tij të vazhdueshme për vajzë e ish-partneres së tij, Zoë Kravitz në premierën e filmit të saj “The Batman”, dhe ai mbetet mik me babain e saj Lenny Kravitz.


You may also like