Jashtë fushave prej janarit, sulmuesi jep datën e rikthimit: Të gjithë e duan numrin 10!

by admin
Spread the love

Federico Chiesa penalizoi jashtëzakonisht shumë sezonin e Juventusit, por edhe të kombëtares italiane pasi dëmtoi ligamentet në muajin janar.

Një nga lojtarët më të spikatur italianë, ishte shndërruar në një titullar fiks të trajnerit Massimiliano Allegri, por edhe Roberto Mancinit te Italia.

Megjithatë, e shkuara është për t’u hedhur pas krahëve dhe Federico Chiesa është duke punuar me intensitet të lartë edhe në ditët e pushimit për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Së fundmi, vetë sulmuesi anësor ka bërë të ditur se pret që të jetë gati në muajin shtator, ndoshta edhe më shpejtë megjithatë i duhet të respektojë etapat për të mos rrezikuar më shumë seç duhet.

“Ëndrra ime është të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur, megjithatë ka etapa që duhen respektuar. Po bëjmë një punë të madhe, jam me fat sepse jam i rrethuar nga profesionistë të mëdhenj. Stafi mjekësor i Juventus është fantastik dhe më ka ndihmuar me gjithçka, tashmë kam nisur të vrapoj. Të shohim, unë besoj se mund të jem gati në fillimin e shtatorit. Mund të jetë edhe një rikthim më i shpejtë, por për të qenë i sigurt them muajin shtator.

Në fushë me Vlahovic? Kam luajtur me atë dhe ndjehem shumë mirë është një mik për mua dhe ky aspekt na ndihmon edhe në fushë. Mezi pres të luajmë së bashku sërish dhe ta asistoj. Fanella me numrin 10? Mbase, të gjithëve iu pëlqen. Pastaj te Juventus, ai numër ka një tjetër domethënie, por në korrik do t’i mësojmë numrat e fanellës”, u shpreh Chiesa./ Super Sport


Top Channel

You may also like