Jasharaj-Nagavcit: Greva s’është kërcënim, do të vazhdojnë deri sa Qeveria të këndellet

by admin
Spread the love

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit,
Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë në një intervistë për
Ekonomia Online se greva e përgjithshme në arsim do të fillojë me 25 gusht siç
edhe ishte paralajmëruar.

Duke iu përgjigjur deklarimeve të ministres së
Arsimit Arbërie Nagavci se, mësimi nuk mund të ndërpritet sa herë që dikush dëshiron,
ai thotë se greva nuk është kërcënim.

Madje ai ka paralajmëruar se ajo do të vazhdojë
deri sa Qeveria të këndellet sipas tij, e të bëjë realizimin e kërkesave të
tyre.

Përderisa ministrja e Arsmit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se MAShTI në koordinim
me komunat i kanë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nagavci tha se paralajmërimet e SBAShK-ut për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim.

You may also like