Japonia prezanton një kostum robotik 4,5m të lartë që do të ndihmojë astronautët në eksplorimin e hapësirës

by admin
Spread the love

Inxhinierët në Japoni kanë krijuar një kostum robotik 3.5 tonësh që i ngjan një personazhi nga një anime shumë popullore (Mobile Suit Gundam), të cilin ata shpresojnë ta përdorin për eksplorimin e hapësirës dhe në situata emergjente.

Startup-i i bazuar në Tokio, Tsubame Industries, zhvilloi robotin Archax me katër rrota, 4,5 metra i gjatë i cili kishte një kosto finale prej $3 milionësh. Roboti ka monitorë brenda në kabinë që shfaqin imazhet e kapura nga kamerat në pjesën e jashtme, në mënyrë që piloti të mund të manovrojë krahët dhe duart me levë nga brenda trupit të robotit. Archax, i cili do të prezantohet në Japan Mobility Show më vonë gjatë këtij muaji, ka dy modalitete: “robot” dhe “automjet” në të cilin mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 10 km në orë.

Japonia është shumë e mirë në krijimin e anime, lojërave, robotëve dhe automjeteve, kështu që mendova se do të ishte mirë nëse mund të krijoja një produkt që i bashkon të gjithë këta elementë në një,” tha Ryo Yoshida, shefi ekzekutiv 25-vjeçar i Tsubame Industries. “Doja të krijoja diçka që tregon, ‘Kjo është Japonia’.”

Yoshida planifikon të ndërtojë dhe shesë pesë nga këto robotë për fansat e Mobile Suit Gundam, por shpreson se roboti një ditë mund të përdoret në raste fatkeqësie ose në industrinë hapësinore.

You may also like