JAPONI – Numri i të vdekurve pas tërmetit rritet në 126

by admin
Spread the love



TOKIO, 6 janar /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në bregun perëndimor të Japonisë në ditën e Vitit të Ri është rritur në 126, njoftuan autoritetet lokale.

Të paktën 211 persona janë raportuar të zhdukur në prefekturën e prekur të Ishikawa. Qeveria ka dërguar ushtarë shtesë në zonën e fatkeqësisë për të mbështetur ekipet e kërkim-shpëtimit në terren.

Sipas tyre 72 orët e para janë vendimtare në kërkimin e të mbijetuarve. Kushdo që nuk shpëtohet gjatë kësaj kohe ka një shans të reduktuar për të mbijetuar.

Në qytetin bregdetar të Wajima, i cili u godit më shumë nga tërmeti 7,6 ballë, shpërtheu një zjarr i madh dhe shumë shtëpi u shkatërruan.

Malet e rrënojave, rrugët e dëmtuara, rrëshqitjet e dheut dhe lëkundjet kanë penguar përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSefa: Gjykata e Lartë ka legjitimuar PD si palë, reagim i dëshpëruar i Rithemelimit


You may also like