Janë përcaktuar ndryshimet ligjore për blerjen e ilaçit për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike

by admin
Spread the love





Anëtarët e grupit të punës të përbërë nga këshilltarë dhe ekspertë të Kryeministrit, përfaqësues të FZORSM, Ministrisë së Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Shoqata e Fibrozës Cistike, sot përcaktuan Propozimin – dispozitat ligjore për prokurimin e të gjithë barnave të këtij lloji, duke përfshirë ilaçin “Trikafta”.

Pasi ekspertët në takimin e sotëm i shpjeguan qëndrimet e tyre lidhur me Propozim-amendamentet, me shpejtësi u harmonizuan projekt-dispozitat për ligjin për barnat dhe pajisjet mjekësore dhe ligjin për sigurime shëndetësore i cili përcakton llojin e procedurës që duhet të kryhet, në bazë të kontratave të veçanta të lidhura për blerjen e barit, të cilat do të sigurojnë çmime më të favorshme.

Me këtë shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e barnave për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike.







Artikulli paraprakDramë familjare në Shkup | Një nënë u rrah nga burri dhe djali i saj
Artikulli tjetërNga 94 të akuzuar të PSP-së, prapa grilave janë vetëm Mijallkov, Jankullovska dhe Taleski




You may also like