Janë lokalizuar flakët e zjarrit në afërsi të fshatit Dollgaec, janë hedhur mbi 25 tonë ujë

by admin
Spread the love

Janë lokalizuar flakët e zjarrit në afërsi të fshatit Dollgaec, në komunën Dollneni, ndërsa në pjesët tjera zjarri është ende aktiv dhe ndërmerren masa për lokalizimin e tij. Helikopteri i policisë Bell-412 EP më tani mbi zjarrin ka hedhur 25 më shumë se 25 tonë ujë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja theksojnë se helikopteri i policisë vepron në mënyrë të koordinuar me zjarrfikësit nga Njësiti territorial zjarrfikës.

“Sot (15.09.2023) Sektori i Njësive të aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas kërkesës së Qendrës për menaxhim me kriza për shuarjen e zjarrit në afërsi të fshatit Dollgaec, komuna e Dollnenit, ka dërguar në mënyrë të koordinuar helikopterin Bell-412EP dhe në aksion të koordinuar me zjarrfikësit e Njësisë territoriale zjarrfikëse, degët e zjarrit janë lokalizuar në afërsi të fshatit. Mirëpo, në pjesë të tjera zjarri është ende aktiv dhe po merren masa për shuarjen e tij. Helikopteri Bell-412 EP deri më tani ka hedhur në flakë mbi 25 tonë ujë”, njofton MPB-ja. 

MARKETING




You may also like