“Janë identifikuar sulmuesit që kanë therur me thikë tifozin e Levskit”

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka deklaruar se janë identifikuar sulmuesit të cilët me thikë e kanë therur tifozin e “Levskit”, mbrëmë në Çair dhe se po punohet në gjetjen e tyre.
Ministri tha se makinat me targa të Bullgarisë të cilët kanë shkuar në Çair për të provokuar, kanë hyrë në Maqedoni në regji private, gjegjësishtë pa e shfrytëzuar transportin e organizuar për ndeshjen me Shkupin.
Nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” mbrëmë njoftuan se shtetasi bullgar është ther me mjet të ftoftë në Cair dhe po operohet.
Janë lënduar edhe tre tifozë tjerë. Të gjithë të lënduarit janë në gjendje stabile.
Mendimi i ministrit personal është se tifozët bullgar janë ata që kanë shkuar me qëllim që të provokojnë dhe të shkaktojnë tensione. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like