Janë arrestuar pesë persona nga Kumanova për falsifikim parash – Shqip

by admin
Spread the love

Një operacion i koordinuar nga Departamenti për Krimin Ekonomik në SPB Kumanovë ka çuar në arrestimin e pesë personave të dyshuar për falsifikim të monedhave. Sipas njoftimeve nga Ministria e Brendshme, grupi është kapur pas një hetimi të gjatë, ku rezultoi se ata kishin blerë kartëmonedha të falsifikuara me prerje prej 100 euro.

Hetuesit zbuluan se në muajin shkurt, të dyshuarit kishin marrë nëntë kartëmonedha të falsifikuara në këmbim të 18.000 denarëve, duke përdorur këto para të paligjshme për të blerë produkte dhe për përfitime në mënyrë të kundërligjshme.

Personat janë ndaluar në komisariat, ku është dokumentuar plotësisht ngjarja penalo-juridike dhe është bërë kallëzim penal, ndërsa për të pesë personat nga gjyqtari i procedurës paraprake është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh, thuhet në njoftimin e Ministria e Brendshme.

You may also like