“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital: Faleminderit engjëjve të mi që më mbrojtën

by admin
Spread the love

Një muaj pasi mbretëresha e popit, Madonna, u shtrua në ICU për shkak të një infeksioni bakterial, gjëndja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar dhe njerëzit e saj të afërm e ndihmojnë të rimarrë veten.

Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të dielën, duke shfaqur një seri fotosh me dy nga gjashtë fëmijët e saj.

Si nënë, është e lehtë të “kapesh pas të fëmijëve të tu për të plotësuar gjithçka për të cilën ata kanë nevojë”, tha Madonna. Megjithatë, pasi ajo u sëmur vuri re gjithë ky kujdes i shtuar ndaj fëmijëve, iu kthye dyfish. “Fëmijët e mi u shfaqën, ishin vërtet aty për mua”- tha Madonna, duke I konisderuar ata forca që ajo të rimerrte veten.

Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë. Ai bëri të gjithë ndryshimin”, shtoi ajo.

Madonna ndan një vajzë, Lourdes Leon, me Carlos Leon dhe një djalë që quajtur Rocco Ritchie, me regjisorin Guy Ritchie. Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të birësuar – David Banda, Chifundo “Mercy” James dhe binjakëve Stella dhe Estere.

Në mesazhin në rrjetet sociale, Madonna shprehu gjithashtu mirënjohje për mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Guy Oseary, i cili i dhuroi asaj një Polaroid të Keith Haring “duke veshur një xhaketë me fytyrën e Michael Jackson të pikturuar në të”; veshje për të cilën mbretëresha e popit tha se ishte rrëmbyer nga Andy Ëarhol.

Madonna tha se qau kur mori dhuratën e Oseary sepse aty e kuptoi se sa me fat është që është gjallë. “Dhe sa me fat jam që i kam njohur këta njerëz dhe kaq shumë të tjerë që tashmë janë shuar”- tha Madonna.

Oseary njoftoi në qershor se Madonna ishte në ICU pasi zhvilloi një “infeksion të rëndë bakterial”. CNN më vonë raportoi se këngëtarja e “Vogue” u lirua nga spitali disa ditë më vonë, duke u dërguar për rikuperim në shtëpi.

Në fillim të këtij muaji, fituesja e Grammy-t njoftoi se po e riplanifikonte fillimin e turneut të saj ndërkombëtar “Celebration” për në tetor.

“Faleminderit engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroj për të përfunduar punën time”, përmbylli kështu postimin e saj të dielën.


Top Channel

You may also like