Jam i sëmurë dhe s’mundem me u largu, le të më shpëtojnë fëmijët

by admin
Spread the love

Kosovari, Bashkim Buxhovi, ka mbetur i ngujuar në një bodrum në Kiev teksa kanë nisur bombardimet ruse në Ukrainë.

Buxhovi, në “Info Magazine”, tha se bombardimet ruse janë duke ndodhur shumë afër vendit ku po qëndron bashkë me gruan dhe vjehrrën teksa dy fëmijët e tij janë nisur drejt Polonisë mëngjesim e sotëm, njofton Klankosova.tv.

“Unë me gruan dhe vjehrrën jemi në Kiev. Mirëpo, vajza ime dhe djali veçse janë nisë për rrugë. Për mua është me rëndësi që ata të shpëtojnë dhe të dalin përtej kufirit pasi nga Kievi deri në kufi janë rreth 700 kilometra. Ata e kanë shumë të vështirë të dalin përtej kufirit pasi deri atje ka shumë pengesa”.

“Ata janë nisur në mëngjes më kanë lajmëruar më herët që janë 200 kilometra larg nga Kievi, por, kanë shumë rrugë për të bërë”.

“Bombardimet janë duke vazhduar dhe po ka bombardime të forta. Shumë afër meje janë taket ruse duke luftuar me ukrainasit dhe të njëjtit janë duke u bërë ballë. Kievi është i rrethuar dhe rusët janë duke u munduar që në çdo mënyrë të depërtojnë në të gjitha anët – por ukrainasit janë duke rezistuar dhe është duke u bërë një luftë e madhe”.

Tutje, Buxhovi tha se meqë është i sëmurë kronik e ka të pamundur që të largohet nga Kievi për atë edhe është ngujuar në një bodrum, teksa deklaron se për të është e rëndësishme vetëm që t’i shpëtojnë fëmijët.

“Unë jam i sëmurë kronikë dhe e kam shumë të vështirë që të largohem, për atë nuk kam mundur të udhëtojë dhe jemi duke qëndruar në një bodrum. Për mua ka rëndësi vetëm që fëmijët të më shpëtojnë”, tha Buxhovi.

You may also like