Jam e nderuar që do dal nga e madhja Olta Gxhari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë dy banoret që do të përballen kokë më kokë me njëra-tjetrën këtë javë dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë gjatë spektaklit të së shtunës. Moderatorja duket se ka një parandjenjë që ajo do të jetë e eliminuara e këtij televotimi.

Dhe këtë gjë e ka shprehur edhe gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP. Në një bisedë të fundit me Oltën, Kiara u shpreh se “është e nderuar” që do të dalë nga një nominim përballë aktores. Ndërkaq, edhe Olta tha se edhe ajo është e nderuar që do dalë nga Kiara, ndërsa nënvizoi se loja që ato të dyja po bëjnë është shumë fisnike.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Ti e di shumë mirë se si do shkojë, e ndjen. Në nominim nuk je me Kiarën dhe Luizin, je vetëm me Kiarën. Nëse do ishte vetëm me Luizin, mund të dilje ti. Unë jam e nderuar që do dal nga e madhja Olta Gixhari.

Olta: Ju jeni dy, nuk është se ti je vetëm, ke edhe Luizin. Edhe unë jam e nderuar që do dal nga ty, e kam seriozisht. Ne po e respektojmë shumë njëra-tjetrën, po bëjmë lojë shumë fisnike.

You may also like