Ja sa ditë duhet të punosh në Zvicër për të blerë iPhone 15

by admin
Spread the love

Apple ka lansuar të martën në mbrëmje sipas kohës lokale serinë e re të iPhoneve, iPhone 15 dhe Apple Watch 9, teksa seria e re është e disponueshme në katër versione: iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Çmimet fillestare të iPhone 15 janë si në vijim:

iPhone 15: Duke nisur nga 799 dollarë (çmim i pandryshuar nga seria e kaluar)

iPhone 15 Plus: Duke nisur nga 899 dollarë (çmim i pandryshuar)

iPhone 15 Pro: Duke nisur nga 1,099 dollarë (100 dollarë më shtrenjtë)

iPhone 15 Pro Max: Duke nisur nga 1,299 dollarë (200 dollarë më shtrenjtë)

Ndërsa, bazuar në Indeksin e iPhone 2023 duke krahasuar pagat mesatare të shteteve dhe çmimet lokale të iPhone 15, u bë e ditur se sa duhet të punojnë banorët e vendeve të ndryshme të botës, për të arritur blerjen e iphonit më të ri në treg.

Indeksi i iPhone 2023, bazuar në të ardhurat aktuale, tregon se Zvicra zë vendin e parë me më së paku ditë pune për arritjen e blerjes së këtij iPhohe.

Amerika zë vendin e dytë me 5.2 ditë pune për të blerë iPhonin e ri, para Australisë, Singaporit e Danimarkës. Turqia qëndron më së keqi në këtë aspekt.

Për të siguruar një iPhone 15, në Turqi duhet të punosh më shumë se 4 muaj, bazuar në të ardhurat mujore.

/GazetaSinjali/

You may also like