Ja pse i lyej thonjtë e zi

by admin
Spread the love

Thonjtë e lyer me të zeza, janë karakteristikë e artistit shqiptar, Robert Aliaj, si dhe syzet e bastuni.

Në një intervistë në emisionin “Rudina”, ai tregon se arsyeja pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë ka të bëjë me patriotizmin.

Duke diskutuar për lulezimin e shqiponjës si një simbol të identitetit shqiptar në shtëpitë e shqiptarëve, Aliaj tregon se prej kohësh mbajnë unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi, si ngjyra e shqiponjës.

“Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër. Por dua të theksoj, ndoshta për herë të parë ose nuk e di nëse ka rënë ndonjëherë në veshin e dikujt, se edhe thonjtë i lidh me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i kritikojnë thonjtë,” tha ai.

“Thonjtë janë një element identitar i rëndësishëm për ne shqiptarët, në mënyrë të ngjashme me fundin e skocezëve, sepse gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma e saj. Pse e quajmë shqiponjë grabitqare? Ne si shqiptarë duhet ta kemi një sport identitar kombëtar, siç kanë skocezët me fundin e tyre,” shtoi më tej.

You may also like