Ja kush ishte Adem Demaçi sipas Vuçiçit, me emër rruge në Çair

by admin
Spread the love

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski nuk e ka pritur hiç mirë një vizitë të kryeministrit Kurti në Shkup e Tetovë, duke reaguar e thënë se duhet të hetohen organizatorët, pasi sipas tij është shkelur Kushtetuta maqedonase në dy rastet.

Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. I bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara”, shkruan Pendarovski.

Kujtojmë se në Çair të Shkupit, komuna e madhe shqiptare e kryeqytetit maqedonas, një rruge iu vendos emri i Adem Demaçit, gjë për të cilën ka reaguar dhe Vuçiç në Beograd.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiç.

Dhe sipas tij, “ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’”- tha ai.

You may also like