Ja çfarë thotë analisti Petar Arsovski për ngecjen e Maqedonisë së Veriut në Raportin e Freedom House?

by admin
Spread the love




Analisti Petar Arsovski në emisionin debativ në TV SHENJA, duke komentuar raportin e Freedom House tha se, korrupsioni, mos sundimi i së drejtës, institucionet jofunksionale janë arsyet se përse Maqedonia nuk ec para në këto raporte.

“Natyrisht se ne ballafaqohemi edhe me disa karakteristike endemike. Një numër i madh i analistëve thonë se korrupsioni është bërë endemike në Ballkan, dhe të shohim se si do të zhvillohet çështja e bisedimeve. Mendoj se kjo është arsyeja se përse raportin nuk konstaton avancim”, tha Arsovski, raporton SHENJA.

Ai tha se tek disa elita politike bëhet fjalë për mungesë të vullnetit politik për t ndryshuar këtë gjendje, ndërsa tek disa bëhet fjalë për mungesë të kapacitetit për ta bërë këtë.

“Ajo që duhet të keni parasysh është fakti se ne në vazhdimësi kemi qeveri, 15 viteve të fundit të cilët e mbushin administratën në bazë klinetaliste me përkrahës personal. Paralelisht me këtë ekonomia nuk zhvillohet mjaftueshëm shpejt që të mund sektori privat të bëhet më tërheqës për punësim se sektori shtetëror. Ende është mentaliteti se shteti është më sigurt dhe një numër i madh i qytetarëve të ballafaquar me sfidën nëse do të kishin fituar më shumë në sektor privat se sa në sektor shtetëror, zgjedhin të fitojnë më pak por në sektorin shtetëror”, tha Arsovski.


You may also like