Izraeli vret komandin e Hezbollahut, frikë për “shpërthim” të situatës në Lindjen e Mesme!

by admin
Spread the love

Një komandant i lartë i lëvizjes islamike Hezbollah raportohet të jetë vrarë nga një sulm izraelit me dron në jug të Libanit.

BBC thotë se automjeti me të cilin Wissam Tawil po lëvizte u shënjestrua në zonën Khirbet Selm. Goditja ka bërë që makina të dalë nga rruga e të përfshihet nga flakët. Episodi shton frikën e një zgjerimi të konfliktit në rajon, zhvillim ky të cilit të cilit ndërkombëtarët i druhen shumë. Vetëm pak më herët, ushtria izraelite njoftime luftime të reja intensive në jug të Gazës dhe kundër Hezbollahut.

Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit mes trupave të shtetit hebre dhe grupit militant të mbështetur nga Irani në Liban erdhën pikërisht teksa diplomatë amerikanë e të BE-së po vizitojnë rajonin me shpresën të parandalojnë një shpërthim të situatës atje përtej cdo mundësie kontrolli. Policia e Tel Avivit pranoi sakaq se ka vrarë aksidentalisht një vajzë palestineze 4-vjeçare në përpjekje për të neutralizuar burrin që drejtonte një makinë që u përplas me një postbllok në Bregun Perëndimor.

“Save The Children” jep alarmin duke thënë se mbi 10 fëmijë në ditë, mesatarisht, kanë humbur një ose të dyja këmbët në Gaza që nga fillimi i konfliktit tre muaj më parë. Një ditë më parë, sekretari i Shtetit Antony Blinken pohoi se në takimet me zyrtarët izraelitë këtë javë, ai do të kërkojë që të bëhet më shumë në shmangien e viktimave në mesin e civilëve në Rripin e Gazës. Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pas takimit me Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, shefi i diplomacisë amerikane tha se civilët palestinezë duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ndaj tyre nuk duhet ushtruar trysni për t’u larguar nga Rripi i Gazës.


Top Channel

You may also like