Izraeli pritet të lirojë pengje edhe sot

by admin
Spread the love

Njëzet e katër persona të mbajtur peng për gati shtatë javë në Rripin e Gazës u liruan të premten si pjesë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa lirimet pritet të vazhdojnë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, grupi përfshin 10 shtetas tajlandez, 13 izraelitë dhe një filipinas. Ata janë tani në Izrael.

Po ashtu 39 gra dhe adoleshente palestineze u liruan nga burgjet izraelite dhe ishin rrugës për në Bregun Perëndimor.

Gjithsej 50 pengje mund të lirohen gjatë armëpushimit katërditor, ndërsa pritet të lirohen edhe të burgosurit palestinezë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë listën e dytë të pengjeve izraelitë që do të lirohen sot si pjesë e kornizës së rënë dakord me Hamasin, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.


Top Channel

You may also like