Izraeli ka financuar prej vitesh militantët e Hamas, për të dobësuar ‘lëvizjen për çlirimin e Palestinës’, thonë mediat

by admin
Spread the love

Qeveria izraelite prej vitesh ka mbështetur financiarisht grupin militant palestinez Hamas, me qëllimin të dobësojë grupe të tjera për çlirimin e Palestinës, shkruante sot e përditshmja amerikane New York Times.

Ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu është përfshirë personalisht në lejimin e marrjes së pushtetit nga grupi militant ne territoret palestineze, duke lejuar kalimin e valixheve me para drejt Gazës para sulmeve të 7 tetorit në Izrael, shkruan më tej rrjeti i njohur.

Në artikullin trondites detajohet sesi çdo muaj një diplomat nga Katari takohej me një zyrtar izraelit të sigurisë në Jordani, dhe më pas shkonin me makinë në Gaza.

Kur arrinin aty ai i dorëzonte valixhen me rreth 15 milionë dollarë zyrtarit të Hamas, që të shpërndarë kartëmonedha $100 familjeve në Gaza që caktoheshin nga Izraeli.

Paratë supozohet të mbanin në funksion qeverinë dhe të paguanin rrogat publike të mësuesve e mjekëve të territorit të rrethuar, si dhe shërbime të tjera.

Por artikulli shton se kishte shqetësime se Hamas përdorte fondet dhe për operacione ushtarake  për të cilat raportohet se ‘Netanyahu nuk i jepte rëndësi paralajmërimeve’.

Pagesat ishin pjesë e një eksperimenti politik për të forcuar Hamas që të vepronin si kundërpeshë ndaj Autoritetit Palestinez që qeveris në Bregun Perëndimor, territori tjetër palestinez në lindje të Gazës.

NYT shkruan se Izraeli besonte se Hamas nuk ishte e interesuar të sulmonte shtetin hebre dhe kishte kërkuar që Katari të mos ndalohej në kalimin e pagesave.

Ish-ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Lieberman, i dorëhequr në 2018, i tha rrjetit se plani i Netenyahu ishte të qëndronte në post me çdo kusht, dhe se kjo mund të ketë çuar në sulmet e 7 tetorit.

Shlomo Brom, ish-këshilltar sigurie në Izrael tha se zyrtarët atje ishin të kënaqur që Hamas të qeveriste në Gaza, në krahasim me grupe të tjera që kërkonin pushtetin.

Ndërkohë Katari është zotuar të vijojë pagesat për gazën deri në të ardhmen e afërt, teksa ruan lidhjet si me Izraelin, Hamas e Perëndimin, dhe ka luajtur rol të rëndësishëm ndërmjetës mes tyre.

“Ne nuk do të ndryshojmë mandatin tonë në ndihmë të vëllezërve e motrave në Palestinë, do të japim ndihmën sistematikisht si më parë”, tha dje një zyrtar i Katarit për rrjetin CNN.

Sulmit të 7 tetorit ku raportohet se u vranë rreth 1000 njerëz, Izraeli i është përgjigjur me një muaj bombardime të përditshme në zonat e banuara në Gaza ku janë vrarë më shumë se 17,000 dhe qyteti është kthyer në rrënojë.

Netanyahu thotë se pretendimet për financime të Hamas janë ‘qesharake’, shkruan rrjeti Metro.co.uk

You may also like