IZRAEL – Netanyahu zotohet të kryejë operacionin tokësor në Rafah

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 prill /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshkallëzuar premtimin e tij për të pushtuar qytetin jugor të Gazës, Rafah, i cili ka rreth 1,4 milionë palestinezë, shumica e të cilëve janë të zhvendosur në pjesë të tjera të Rripit të Gazës, sipas AP.

“Do te ndodhe. Ka një datë”, tha sot Netanyahu në një deklaratë, pa dhënë detaje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati më i afërt i Izraelit, tha se operacioni tokësor në Rafah do të ishte një gabim duke kërkuar që të shqyrtohet një plan i besueshëm për të mbrojtur civilët.

Deklarata e Netanyahu erdhi ndërsa negociatorët izraelitë ndodhen në Kajro për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi me grupin militant palestinez Hamas.

Trupat izraelite u tërhoqën të dielën nga Khan Younis, një qytet tjetër në Gazën jugore, duke i dhënë fund një faze kyçe të luftës.

Palestinezët që vizituan dje Khan Younis thanë se qyteti tani është i pajetueshëm. Shumë prej tyre janë strehuar në Rafah.

Lufta filloi më 7 tetor kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1200 njerëzve, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 njerëz. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like