IZRAEL – Netanyahu: Hamasi kreu krimet më të rënda që nga Holokausti

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka përshkruar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit si krimet më të rënda të kryera kundër hebrenjve që nga Holokausti.

Në një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz sot në Tel Aviv, Netanyahu i krahasoi aktet e sulmuesve të Hamasit me masakrën e Babi Yar, ku në një luginë të ngushtë pranë Kievit, nazistët qëlluan më shumë se 33 000 burra, gra dhe fëmijë hebrenj në shtator të vitit 1941.

“Hamasi janë nazistët e rinj,” tha Netanyahu, dhe vazhdoi gjithashtu duke e krahasuar organizatën me rrjetin terrorist të Shtetit Islamik.

Ai i bëri thirrje botës që të ndihmojë Izraelin të shkatërrojë Hamasin dhe falënderoi Scholz për vizitën e tij në Izrael dhe solidaritetin e tij.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTetori Rozë, Koçiu: FSHF i bashkohet apelit për diagnostikimin e kancerit të gjirit


You may also like