IZRAEL – IDF: Dhjetra luftëtarë të Hamasit të vrarë, bomba të gjetura edhe në çerdhet e Gazës

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dhjetra luftëtarë të Hamasit u vranë pasi një ndërtesë, ku ata ishin strehuar në Rripin e Gazës u sulmua nga ajri, njoftuan sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

”Trupat tokësore të IDF kishin hapur më parë zjarr ndaj grupit duke i detyruar ata të hynin në ndërtesë”, thuhet në raport.

Ai e përshkroi ndërtesën si një seli të organizatës islamike palestineze.

”Ndërtesa të tjera në afërsi që po përdoreshin gjithashtu nga Hamasi u shkatërruan”, tha IDF.

”Luftëtarët e armatosur të Hamasit u ndeshën diku tjetër në Rripin e Gazës”, thuhet në raport.

Forcat izraelite gjetën gjithashtu bomba mortajash, eksplozivë dhe raketa në një çerdhe në jug.

Ata publikuan foto të gjetjes.

Raportet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

IDF akuzon Hamasin për mbrojtjen e civilëve, një akuzë që organizata terroriste e mohon./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like