IZRAEL – Gjykata e Lartë vendos kundër reformës gjyqësore të Netenyahut

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 2 janar /ATSH-DPA/ Gjykata e Lartë e Izraelit ka rrëzuar një element qendror të reformës gjyqësore të diskutueshme të qeverisë në një vendim dramatik për një çështje që kishte ngjallur protesta mbarëkombëtare në fillim të këtij viti.

“Një shumicë e vogël prej tetë nga 15 gjyqtarët ishin në favor të anulimit të një amendamenti të ligjit të miratuar në korrik”, njoftoi gjykata si një goditje e madhe ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Vendimi i Gjykatës së Lartë tha se amendamenti i kushtetutës i kishte hequr gjykatës mundësinë për të ndërmarrë veprime kundër vendimeve “të papërshtatshme” nga qeveria, kryeministri ose ministrat individualë.

Kritikët e amendamentit të qeverisë në ligjin gjyqësor thanë se ai mund të nxiste korrupsionin dhe emërimin arbitrar të posteve të rëndësishme.

Pas vendimit, përfaqësuesit e lëvizjes për demokraci dhe opozitës vlerësuan Gjykatën e Lartë, duke deklaruar se ndryshimi i ligjit kishte shkaktuar dëm serioz dhe të paprecedentë në karakteristikat thelbësore të shtetit të Izraelit si një shtet demokratik.

Sipas vendimit të gjykatës amendamenti do të kishte shkaktuar dëm serioz dhe të paprecedentë në karakteristikat thelbësore të shtetit të Izraelit si një shtet demokratik./a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTEL AVIV – 2023 viti rekord i dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor


You may also like