Ivan Perisic-Inter: Takimi final për rinovimin bëhet sot, situata aktuale

by admin
Spread the love

Ivan Perisic e mbylli sezonin me gol, ndërkohë që sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e kroatit. Drejtuesit e Interit dhe agjentët e tij do të kenë një takim për rinovimin.

Shanset janë që nga ky takim të dalë edhe vendimi final për të ardhmen e anësorit të krahut të majtë, të cilit i përfundon kontrata me Interin më 30 qershor.

Mes palëve ka pasur edhe tre takime të tjera dhe gjërat kanë ndryshuar. Në fillim Interi ishte i prerë, që Perisic të gjente një klub që ia plotësonte kërkesat financiare.

Në takimin e fundit përfaqësuesit e Perisic kanë kërkuar kontratë 2-vjeccare, me pagë 6 milionë euro në sezon.

Për momentin ai përfiton 4 milionë euro dhe Interi i ka ofruar 4.5 milionë euro, pas bonuse, nisur edhe nga mosha e kroatit, i cili është 33 vjeç.

Shifrat e Perisic këtë sezon kanë qenë mjaft të mirë, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 9 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat. / oversport.tv

You may also like