“Iu qep Donaldit këmba-këmbës”, Tani bën deklaratën e papritur për Egzonën

by admin
Spread the love

Tani është personi i fundit i cili u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ndonëse në lojë ai qëndroi i qetë debateve dhe ishte miqësor thuajse me të gjithë, pas daljes duket se ka nisur nga deklaratat e forta.

Së fundmi, i ftuar në “Ftesë në 5”, Tani u ndal edhe tek raporti Donald-Egzona duke thënë se moderatorja iu qep Donaldit këmba- këmbës.

“Egzona erdhi nga jashtë sikur s’kishte ndodhur asgjë dhe iu qep Donaldit këmba-këmbës. I bënte përshtypje atij, rrinte gjithë kohës me Donaldin e gjithë kjo shoqëri pas ikjes së Triksës?!”,- u shpreh ai. 

Kujtojmë se vetë Egzona foli për raportin e shumëkomentuar me Donaldin të dilën në “Fan Club” ku tha ai edhe e penalizoi në lojën e saj

 “Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta”, tha Egzona.

Deri tani ajo nuk ka reaguar për deklaratën e Tanit.


You may also like