Iu hoq shiriti i kapitenit, për Maguire ofertë nga klubi i Premier League-s

by admin
Spread the love

West Hami nuk dorëzohet për Harry Maguire. Sipas të përditshmes angleze, “Daily Mail”, “Çekanët” pritet të bëjnë një ofertë të dytë për mbrojtësin, të cilit së fundmi i është hequr shiriti i kapitenit nga trajneri Eric Ten Haag.

Më herët, klubi londinez kishte bërë një ofertë prej 20 mln paundësh për 30-vjeçarin, e cila u refuzua nga “Djajtë e Kuq”, pasi u cilësua si e ulët, ndërsa tani West Hami ka trokitur në derën e United-it me një ofertë të re që kap shifrën e 30 mln paundëve, 5 mln më pak nga çmimi që klubi i ka vendosur mbrojtësit.

Maguire nuk është lojtari i vetëm që kërkohet nga  londinezët, pasi United ka marrë një ofertë prej 15 mln paundësh edhe  për mesfushorin skocez Scott McTomminay, shifër kjo mjaft e ulët krahasuar me 45 mln që kërkon klubi nga “Old Trafford”.

Me largimin e Declan Rice drejt Arsenal-it, klubi po kërkon një zëvendësues dhe lojtari duket alternativa e duhur.  E ardhmja e 26-vjeçarit në Manchester duket e pasigurt dhe tashmë me nënshkrimin me Mason Mount dhe zërat për një interesim për Amrabat, situata e tij pritet të bëhet më e vështirë. Gjithsesi “Djajtë e Kuq” mund të privohen nga shërbimet e dyshes Maguire-McTomminay për një shifër prej 80 mln paundësh.

Marrëveshja me West Ham-in për dyshen mund të mbyllet edhe për 70 mln paundë. Nëse nënshkrimi me Maguire dhe McTomminay realizohet, “Çekanët” do të siguronin 2 lojtarë me eksperiencë, që do t’i shërbenin për objektivat e klubit si në Premier League  ashtu edhe në kupat e Europës.


Top Channel

You may also like