Iu gjet material por*ografik për fëmijë në celular

by admin
Spread the love

Talenti 19-vjeçar amerikan i regbisë Jalen Kitna, që luan me skuadrën e Florida Gators, është arrestuar nga policia e Florida, me akuzën e mbajtjes së materialeve por*ografike për fëmijë (pedo-pornografi) në celularin e tij. Pas arrestimit, skuadra vendosi të pezullojë pa afat lojtarin, për sjellje të papërshtatshme.

Jalen Kitna luan në pozicionin e “quarterback” dhe është djali i një tjetër ylli të këtij sporti, Joe Kitna.

Sipas policisë, lojtari ka përdorur një llogari në Discord për të dërguar imazhe, që ishin të lejueshme për moshën e tij. Më pas, pas një kontrolli më të detajuar që bëri policia, u gjetën materialetë ndaluara.

Vetë lojtari ka pranuar fajin para policisë, duke deklaruar se nuk duhej t’i kishte nisur ato foto.

“Jemi të tonditur nga kjo ngjarje, pasi akuzat janë të rënda. Ne kemi një politikë që nuk toleron këto veprime të turpshme. Për këtë arsye, lojtari është pezulluar pa afat nga skuadra jonë”, thuhet në deklaratën e Florida Gators.

Akuzat ndaj lojtarit janë për shpërndarje dhe mbajtje të materialit por*ografik për fëmijë. Kjo situatë e krijuar mund të sjellë një mbyllje të parakohshme të karrierës së talentit 19-vjeçar amerikan të regbisë. Ai shihej si një talent i së ardhmes.

You may also like