Italia zgjedh trajnerin e ri, pritet vetëm zyrtarizimi

by admin
Spread the love

Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Italisë.

Ish-trajneri i Napolit ka takuar presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina dhe kanë arritur marrëveshjen në parim, teksa përjashto ndonjë surprizë të madhe, Spalletti do të marrë vendin e Roberto Mancinit.

Tekniku toskan u largua nga Napoli në fund të sezonit, menjëherë pasi i dha skuadrës titullin kampion, pasi preferoi të qëndrojë pushim, megjithatë dorëheqja e Mancinit e joshi që të rikthehet menjëherë në punë.

Mbetet për t’u zgjidhur çështja e kontratës me Napolin, pasi De Laurentiis kërkon dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të saj, teksa gjasat janë që të arrihet një marrëveshje me Spallettin që është gati të heqë dorë nga pagat që ka për të marrë, në mënyrë që të mos penalizohet.

Po këtë të premte, pritet një tjetër takim mes Spallettit dhe Gravinës, për të diskutuar detajet e fundit, teksa më pas pritet që vetë kreu i Federatës Italiane të angazhohet në negociata me Napolin për prishjen e kontratës.

Spalletti pritet të ketë ndihmësit e tij në aventurën në pankinën e Italisë, por edhe ish-mbrojtësin e Juves, Andrea Barzagli, teksa shefi i delegacionit do të vijojë të jetë Gigi Buffon. Aventura e Spallettit në stolin e Italisë pritet të nisë me eliminatoret e Europianit Gjermani 2024, të planifikuara për në shtator./Shqip


Top Channel

You may also like