Italia synon trofeun e radhës, Mancini zbulon listën e të grumbulluarve

by admin
Spread the love

Pasi ngriti lart kupën e Europianit 2020, Italia do të synojë një tjetër trofe nën drejtimin e Roberto Mancinit, pikërisht edicionin e dytë të Nations League, fazën finale të të cilit do ta presë në shtëpi.

Ashtu si në Europian, edhe në Nations League, “të kaltrit do të përballen në gjysmëfinale me Spanjën, teksa sfida është programuar të luhet mbrëmjen e 6 tetorit në “San Siro” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport 2.

Trajneri Roberto Mancini ka përzgjedhur edhe listën prej 23 futbollistësh që do të grumbullojë për “Final Four”-in e Ligës së Kombeve, 22 prej të cilëve janë pjesë e grupit që u shpall kampion Europe në korrik dhe tjetri është kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Grumbullimi i përfaqësueses italiane do të nisë të dielën në mbrëmje në qendrën stërvitore të klubit të Interit, në Milano dhe skuadra do të qëndrojë aty deri në përfundim të gjysmëfinales me Spanjën, ndërsa më pas do të zhvendoset në shtëpinë e saj, në Koverciano.

Ndërkohë, sipas rregullores së UEFA-s, Mancini mund të bëjë ndryshime të pa-limituara në listë dhe të thërrasë emra të tjerë, nëse ndonjë nga të grumbulluarit paraprakisht mund të dëmtohet në ndeshjet e fundjavës.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like