Italia rikthehet te suksesi, Frattesi: I lumtur për fitoren dhe golat

by admin
Spread the love

Davide Frattesi ishte “heroi” i Italisë në ndeshjen e fundit, atë ndaj Ukrainës, me mesfushorin që shënoi dy gola dhe i dhuroi një sukses të rëndësishëm kampionëve të Europës që triumfuan 2-1.

23-vjeçari u shpreh shumë i lumtur ndërsa foli edhe për çështjen “Donnarumma”.

Nuk e mendoja se do të ishte një mbrëmje kaq e bukur, e shijova shumë. Jam i lumtur që golat e mi u përkthyen në pikë të plota dhe kjo është më e rëndësishme. Më vjen keq që pësuam, por jemi të lumtur për fitoren. Unë, Tonali dhe Barella po kuptohemi shumë mirë në mesfushë. Donnarumma? Nuk i kuptoj reagimet ndaj tij, sinqerisht nuk i kuptoj. Kurrë nuk e kam parë diçka të tillë, ai nuk e meriton sepse është lojtar i madh dhe shumë i rëndësishëm për ne”-deklaroi ai.


Top Channel

You may also like