ITALI – Tajani: Qeveria e gatshme të përballojë çdo skenar në LM

by admin
Spread the love

ROMË, 13 prill /ATSH-ANSA-DPA/ – Ne po ndjekim me vëmendje dhe shqetësim atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

”Jam në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat italiane në Tel Aviv dhe Teheran. Duke u konsultuar me kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, qeveria është e gatshme të menaxhojë çdo lloj skenari”, shkruan Tajani në X.

Irani ka nisur një sulm me dronë nga brenda territorit të tij drejt Izraelit, sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Media shtetërore iraniane konfirmon se një sulm hakmarrës është duke u zhvilluar ndaj Izraelit, duke thënë se një operacion i gjerë me dron nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) filloi disa minuta më parë, në një raport në televizionin shtetëror.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij ishte i përgatitur për gjithçka.

Presidenti amerikan Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë për “konsultime urgjente”.

Izraeli mbyll shkollat ​​dhe kopshtet dhe ndalon tubimet e më shumë se 1 000 personave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like