ITALI – Policia arreston 65 trafikantë të dyshuar të ”Ndrangheta”-s

by admin
Spread the love

ROMË, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ – Policia italiane ka arrestuar 65 persona në lidhje me krimin e organizuar dhe tregtinë e drogës, njoftuan autoritetet në Romë.

”Operacioni u zhvillua në jug të Romës, në qytetet bregdetare Anzio dhe Nettuno, dhe kishte në shënjestër mafien kalabreze ‘Ndrangheta”, sipas karabinierëve.

Tridhjetë e nëntë të dyshuar u dërguan në burg dhe 26 të tjerë u vendosën në arrest shtëpiak, shkruan ATSH.

Mes të dyshuarve ka edhe dy agjentë që dyshohet se i kanë transmetuar informacione mafias.

Ky ishte një nga operacionet më të mëdha kundër ”Ndrangheta”-s kohët e fundit.

Sipas policisë, kjo organizatë vepron në shumë pjesë të Italisë, por edhe jashtë saj si  Gjermani, Kanada dhe Zvicrër.

Përveç kësaj, sipas hetuesve, dy krerët të njohur të klanit mafioz kontrollonin edhe importin e kokainës nga Amerika e Jugut.

Dyshohet se mafia e ka përgatitur drogën në një laborator dhe më pas e ka shpërndarë në rajonin jugor të Romës.

Të dyshuarit akuzohen për shoqatë mafioze, trafik ndërkombëtar droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like