ITALI – Meloni viktimë e një telefonate të rreme me një udhëheqës fals afrikan

by admin
Spread the love

ROMË, 1 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ka shumë lodhje nga të gjitha palët për konfliktin në Ukrainë dhe po vjen momenti kur të gjithë do të kuptojnë se ne kemi nevojë për një rrugëdalje, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një telefonatë të rreme me dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, njëri prej të cilëve dyshohet se u vetofrua si një politikan afrikan.

”Problemi është të gjendet një rrugëdalje e pranueshme nga të dyja palët pa e shkatërruar të drejtën ndërkombëtare”, thotë ”lideri afrikan”.

”Unë kam disa ide se si ta trajtoj këtë situatë, por jam duke pritur kohën e duhur për t’i vënë ato në tryezë”, shton Meloni.

Regjistrimi i bisedës është postuar në platformën online kanadeze ”Rumble” dhe është filmuar nga agjencia ruse ”Ria Novosti”.

”Meloni është mashtruar në telefon nga një person që ka arritur të paraqitet si president i Bashkimit Afrikan përmes zyrës diplomatike të Palazzo Chigi”, mësohet në qarqet qeveritare.

”Pavarësisht përpjekjes për ta bërë atë të thotë fraza të pakëndshme, Meloni në thelb përsëriti qëndrimet e qeverisë, ndonëse me tonet e zakonshme të mirësjelljes formale ekstreme që shprehen në bisedat me përfaqësues të huaj institucionalë. Kryeministrja, pavarësisht provokimeve, konfirmoi mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën dhe politikat italiane për të luftuar emigracionin e paligjshëm”, theksuan të njëjtat burime.

Zyra e Këshilltarit Diplomatik të kryeministres shpreh keqardhjen që u mashtrua nga një njeri i cili u paraqit si president i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe i cili u vu në kontakt telefonik me Melonin.

Episodi ndodhi më 18 shtator./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like