ITALI – Meloni: Migracioni një sfidë epokale

by admin
Spread the love

ROMË, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Çështja e migracionit është një sfidë epokale, mund të përpilohen nisma të ndryshme që japin konsensus të menjëhershëm, por nuk e zgjidhin çështjen, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e fundvitit, të shtyrë për shkak të gjendje gripale të kësaj të fundit.

”Ajo që u përpoqa të bëj është të zgjidhim problemin në mënyrë strukturore, gjë që kërkon përfshirje ndërkombëtare të madhe dhe për të cilat u përkushtova, shtuar këtu edhe zgjidhjet strukturore afatgjata plani Mattei”, shtoi Meloni.

”Qëllimi im është të punojmë me Afrikën, të ndalojnë largimet nga Afrika, të vlerësojmë hapjen e pikave të nxehta në Afrikë dhe paralelisht të punojmë për migracionin legal. Ne kemi qenë qeveria e parë që ka aktivizuar dekretin e flukseve për tre vjet”, shtoi ajo.

”Një element tjetër themelor është dhënia e sinjaleve për migrimin e ligjshëm. Është një punë shumë e ndërlikuar ku gjërat kanë filluar të ndryshojnë, besoj se mund të bëj shumë më tepër sepse shoh ndryshim qasjesh”, theksoi Meloni.

”Sot jemi në një situatë ekstreme gjeopolitike komplekse…, dhe ne duhet të punojmë në 360 gradë”, përfundoi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like