ITALI – Mattarella rizgjidhet president

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 29 janar /ATSH-ANSA/- Ligjvënësit italianë arritën më në fund të bien dakord për një fitues të zgjedhjeve presidenciale, që është presidenti aktual, Sergio Matterella.

Ai arriti të marrë votat e duhura, mbi 505, për të rimarrë këtë post, edhe pse sipas tij, kishte plane të tjera, por do të respektonte vendimin e parlamentit.

Ky ishte votimi i tetë, pas shtatë të parëve të dështuar.

Shumë politikanë donin që Mattarella të qëndronte në detyrë në mënyrë që të mos rrezikojë qeverinë teknokrate te Draghit, e cila është vlerësuar lidhur me shëndetin publik dhe përgjigjet ekonomike ndaj Covid-19.

Votimet janë zhvilluar çdo ditë që nga e hëna, me një shumicë prej dy të tretash të nevojshme në raundet fillestare.

Mandati shtatëvjeçar i presidentit është kryesisht i mbushur me çështje ceremoniale, por ndonjëherë mund të ketë pushtet të madh, duke përfshirë ndalimin e legjislacionit, shpërndarjen e parlamentit dhe rrjedhimisht zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe miratimin ose pengimin e emërimit të ministrave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like