ITALI – ISTAT: Popullsia sërish në rënie dhe në plakje

by admin
Spread the love

ROMË, 18 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Popullsia italiane më 31 dhjetor 2022 ra nën 59 milionë, në saktësisht 58 997 201 banorë.

Instituti italian i statistikave, ISTAT e konstaton këtë me regjistrimin e vitit 2022 duke shpjeguar se Italia ”po humbet popullsinë dhe po plaket pavarësisht kontributit të të huajve”.

”51,2% janë femra dhe 48,8% meshkuj. Marrëdhënia midis brezave është gjithnjë e më e pabalancuar, pasi për çdo fëmijë nën 6 vjeç, ka më shumë se 5 të moshuar, saktësisht 5,6%”, shton ISTATA.

”Për indeksin e pleqërisë, nëse në vitin 1971 kishte 46 persona mbi 65 vjeç për çdo 100 të rinj nën 15 vjeç, sot janë 193. Rekord i ri negativ për lindjet, 393 000 në 2022, gati 7 000 më pak se në 2021 (-1,7 %)”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like