ITALI – 2,2 milionë familje në varfëri energjetike

by admin
Spread the love

ROMË, 27 shkurt /ATSH-ANSA/- Në vitin 2022, varfëria energjetike në Itali në mesin e familjeve të shtresave të mesme u rrit,ndërkohë që është ulur tek grupet më të dobëta. Numri i familjeve në varfëri energjetike arrin në 2 milionë e barabartë me 7,7% të totalit.

Rezultati bazohet në studimin “Evolucioni i varfërisë energjetike në Itali” i kryer nga Observatori Italian mbi Varfërinë Energjetike “Oipe” dhe i prezantuar në bashkëpunim me “Fondazione Banco dell’Energia”, një organizatë jofitimprurëse që mbështet familjet në situata të vështira ekonomike dhe sociale.

Studimi i “Oipe” zbulon se të gjitha familjet janë prekur nga rritja e çmimit të energjisë, por në mënyra të ndryshme.

Në vitin 2022 pati një rritje të çmimeve prej 500 euro krahasuar me vitin 2021, çka e çon shpenzimin mesatar vjetor për energji elektrike dhe ngrohje nga familjet në 1915 euro.

Megjithatë, vetëm për ngrohjen, shpenzimet u rritën me 29%, të moderuara edhe nga rritja e përgjithshme e temperaturave. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like