Ismajli mbrojtësi i pakalueshëm, lojtari “kuqezi” nuk është dribluar kurrë këtë sezon

by admin
Spread the love

As dëmtimet nuk e kanë penguar. Ardian Ismajli po zhvillon një sezon shumë të mirë në Itali, edhe pse skuadra e tij, Empoli, rrezikon të bjerë nga kategoria. Mbrojtësi I kombëtares shqiptare është një nga më të veçantët jo vetëm në Serie A, por edhe në Evropë, pasi statistikat e tij në lojën difensive janë bindëse.

Sipas agjencisë së specializuar “Sofascore”, Ismajli nuk është dribluar asnjëherë, pra nuk ka humbur asnjë duel një për një, me topin në tokë. Vetëm “ylli” holandez i Liverpool, Van Dijk, ka këtë statistikë në kontinent këtë sezon dhe asnjë tjetër.

Një arritje e vërtetë, dhe sipas “Sofascore”, cilësia më e madhe e 27-vjeçarit është pikërisht në duelet në tokë, ndërsa nuk ka asnjë dobësi të rëndësishme.

Natyrisht, edhe Ismajli ka bërë gabime, siç i ndodh çdo mbrojtësi, dhe Empoli ka pësuar gola edhe për faj të tij. Gjithsesi, bilanci në 2023-2024 deri tani është shumë i mirë, pavarësisht se skuadra toskane është në vendin e tretë nga fundi në Serie A. /i.m /abcnews.al

You may also like