Ismaili premton parkingje jashtë Prishtinës, thotë se ndërlidhen me trafikun urban

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati për kryetar të
Prishtinës, nga PDK-ja Uran Ismaili, ka folur për shumë çështje që e preokupojnë
qytetarët e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ai në “Paper Radio”, tha
se një ndër problemet kryesore në kryeqytet mbetet trafiku urban, prandaj sipas
tij, zgjidhja është ndërtimi i parkingjeve jashtë Prishtinës.

Krejt kjo thotë ai do të jetë e ndërlidhur
me trafikun urban.

“Duhet ta kuptojmë që
Prishtina i ka mbi 80 mijë vetura, ndërsa hyjnë brenda saj në ditë mbi 130 mijë
vetura, ku problematikë është parkingjet, sepse vazhdojnë t’i parkojnë rrugëve
apo afër lokaleve. Po ashtu po i bllokojnë rrugët e lagjeve”.

“Ne kemi propozuar disa masa. E
para është që Prishtina duhet të ketë parkingjet jashtë Prishtinës, ku mandej
hip ne trafikun urban, ku me këtë biletë e paguan edhe tiketën e parkingut dhe
atë të trafikut urban. Gjithashtu, Prishtinës i duhen edhe disa autobusë
urban”, tha ai.

Problematikë tjetër në kryeqytet
mbetet qentë endacake, e për këtë ai tha se do të formohet një njësi e
menaxhimit.

“Prishtina ka një numër të konsiderueshme
të qenve endacakë, ku qytetarët po ndihen të rrezikuar. Është e domosdoshme që
te gjitha rrugës dhe lagjet të jenë te qeta. Ajo që kamë thënë unë është se
duhet të ketë një njësi për qentë endacake, pra kur jeni të rrezikuar në lagje,
mund ta thirrni dhe ata vijnë e dërgojnë në strehimore”, tha Ismaili. 

Ai foli edhe për spitalin e
Prishtinës dhe Policinë e kryeqytetit, duke garantuar se ekziston projekti, ndërkaq
për të dytën tha se duhet të përfundojë, pasi ekziston ligji që ia mundëson një
të tillë.

“Projekti është i gatshëm por
disa mungesa bashkëpunimi, nuk më është mundësuar nisja e ndërtimit. E kam
pasur një vullnet të mirë për me nis. Sa i përket policisë së qytetit,
Prishtina është qytet që duhet të jetë shumë kërkues, ku e gjithë administrata
qeveritare është këtu, dhe unë e shoh vetën si kryetar shumës kërkues”.

E për ndërtimet që kanë ndodhur në
Prishtinë, Ismaili tha se komuna duhet të jetë më rigoroze dhe mos ta lejojë
degradimin e qytetit, raporton EO.

“Realisht sot e ke ‘Muharrem
Fejza’, ku qytetarët kanë blerë banesë dhe e konsiderojnë një hap të rëndësishëm
dhe gjithë ai mund, po iu shkon poshtë. Pra kur e shoh këtë lagje, atyre iu është
bërë një pengesë e madhe”.

“Prishtina, duhet të ndërtohet me standarde
të mira, nuk ka pasur një bashkëpunim të mirëfilltë dhe Komuna duhet të jetë më
rigoroze. Unë vet kam qenë ministër kur një kompani është dënuar mbi 800 mijë
euro”, tha ai.

You may also like