Ismaili: Me një zv.kryeministër si Bislimi, Serbisë s’i duhet të angazhohet shumë…

by admin
Spread the love

Ish-deputetja Besa Ismaili ka kërkuar dorëheqjen e zëvendësryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, pas skandalit diplomatik me zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Në një postim në Twitter, Ismaili ka shkruar se me një zv.kryeministër si Bislimi, mbase Serbisë edhe s’do t’i duhet që të investojë aq shumë në fushatat e saj për të bllokuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Me përfaqësimin diplomatik që ai po bën, dështimet për anëtarësime apo çfarëdo suksesi tjetër duken të jenë të garantuara”.

“Prandaj, unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqje”, ka shkruar ajo.

Zv.kryeministri Bislimi kishte shkruar në “Twitter” se gjatë qëndrimit në Strasbourg ka takuar zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjørn Berge, dhe se ai ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në KE.

Por, Berge ka shkruar sot se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

You may also like