Ishte pranë Romës, Eric Bailly përfundon në kampionatin francez

by admin
Spread the love

Ndonëse u përfol shumë gjatë verës për një transferim të mundshëm në Serie A te skuadra e Romës, e ardhmja e Eric Bailly do të jetë në Ligue 1 me fanellën e Marseille.

Pasi ishte arritur marrëveshja mes klubit francez dhe Manchester United, pak më parë është arritur akordi edhe me mbrojtësin, që tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në Francë.

Bailly, që nuk bën pjesë në planet e United, do të huazohet në Ligue 1 dhe nëse Marseille kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm, atëherë detyrohet të blejë kartonin e lojtarit. Gjatë kësaj jave pritet që mbrojtësi të kryejë vizitat mjekësore me klubin e tij të ri. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Facebook

You may also like