Ishte pjesë e koncertit tragjik me 8 të vdekur të partnerit të saj Travis Scott; Si është Kylie Jenner?

by admin
Spread the love

Kylie Jenner është e padëmtuar nga ngjarja ku tetë persona vdiqën në Festivalin Astroworld të Travis Scott në Hjuston të premten mbrëma.

Një burim thotë për PEOPLE se nëna e ardhshme dhe motra e saj, Kendall Jenner, janë të dyja mirë dhe nuk u lënduan në incidentin në NRG Park.

“Të gjithë janë të tronditur dhe të mërzitur”, thotë burimi i brendshëm. Kylie dhe Kendall ishin në audiencë, por ato nuk janë lënduar”.

“Travis nuk do të performojë sonte. Koncerti është anuluar,” shton burimi.

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe shumë janë plagosur teksa fansat janë shtyrë mes njëri tjetrit për t’u afruar në skenë gjatë natës së parë të një festivali muzikor në shtetin amerikan të Teksasit, ka thënë një zyrtar i reagimit emergjent. Shefi i zjarrfikësve të qytetit të Hjustonit konfirmoi vdekjet të premten vonë në mbrëmje në Festivalin Astroworld. Incidenti ndodhi gjatë një performance të reperit Travis Scott, i cili krijoi dhe nisi festivalin në vitin 2018.

Zyrtarët transportuan 17 persona në spital, përfshirë 11 të cilët ishin në arrest kardiak. Shumë persona u trajtuan edhe në vendngjarje në NRG Park, ku ishte ngritur një spital fushor.

Imazhet në mediat sociale treguan një prani të madhe të personelit të urgjencës në vendngjarje. Policia tha se po shqyrtonte pamjet video të arenës.


You may also like