Ishte njeri në kuptimin e plotë të fjalës

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Istogut për shumë vite me radhë dhe ish-nënkryetarit të dikurshëm të kësaj partie Haki Rugova.

Ai ka thënë se Haki Rugova ka qenë njeri i urtë, me mendim të thellë dhe shumë parimor, duke shtuar se ka qenë njeri në kuptimin e plotë të fjalës.

“Haki Rugova iku në amshim! Hakiu ynë, punëtori i palodhshëm,i sinqertë, i formuar e besnik u largua për ta ndier përherë mungesën e tij. Për shumë vite mori besimin e istogasve për të drejtuar komunën e tyre. Ishte në krye të degës së LDK-së dhe nënkryetar LDK-së të Kosovës. Njeri i urtë, me mendim të thellë e të peshuar që përherë kërkonte rrugë të përbashkët por edhe i mbronte parimet, të cilat i ndërtoi dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës së tij”.

“Nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide. Ashtu siç nuk dorëzohen njerëzit e drejtë, të sakrificës, besnik e të fjalës. Jam krenar që pata rastin të punoj me te! Ishte njeri në kuptimin e plotë të fjalës. Ngushëllime familjes së Haki Rugovës! Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që i qëndruan afër! Ngushëllime qytetarëve të Istogut e të Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Haki Rugova ka vdekur mëngjesin e sotëm në moshën 65 vjeçare.

You may also like