Ishte në depresion? Fituesi i BB VIP 6 flet për gjendjen e Donaldit gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme

by admin
Spread the love

Anaid Kaloti ish konkurrent i Big Brother dhe fitues i edicionit të njihet si mik i ngushtë i Donald Veshaj.

Anaidi, i cili gjatë qëndrimit të Donaldit në shtëpi i bëri surpriza dhe i futi mesazhe mbështetëse, së fundmi ka folur për gjendjen e aktorit gjatë garës.

Anaidi ka treguar se në fakt e ka kuptuar gjendjen e rënduar psikologjike të Donaldit, pasi edhe vetë e ka përjetuar një eksperiencë të tillë dhe e njeh më mirë formatin.

Ish-banori është shprehur se Donaldi po kalonte një depresion të lehtë.

“Ne e bëmë që ti bënim të kuptonin diçka sepse duke qenë se dhe unë kam qenë pjesë e lojës aty dhe po mendoja se po shtrydhej pak si shumë ai djalë kaloi në një fazë që njerëzit nuk e kuptonin por ishte në një depresion të lehtë sa që po mendonte të largohej dhe ta linte.
Dhe i dërguam një lloj sinjali i cili përveç se nuk ka dha asnjë ‘feedback’ pasi dhe unë se kam takuar akoma Donaldin që kur ka dalur nga shtëpia por prej asaj kemi marrë dhe ‘ban’ nga institucioni ku zhvillohej dhe “spektakli i psikiatrisë” sepse ashtu e quaj.”- u shpreh Anaidi.


You may also like