‘Ishte dashuri me shikim të parë’, Albani rrëfen njohjen e çuditshme me Miriamin – Shqip

by admin
Spread the love

Albani dhe Miriami janë një nga çiftet më të dashur për publikun, por rrallë i shohim në intervista. I ftuar në “A Live Night” Albani si rrallëherë është rrëfyer për jetën e tyre private dhe marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin. Albani ka treguar se dashuria e tyre ishte me shikim të parë dhe shtoi se janë njohur në rrethana tepër të çuditshme.

 “Lidhja me Miriamin, nuk di nëse ishte dashuri me shikim të parë jam skeptik, por ka pasur diçka të ngjashme, energjia, simpatia ishte e menjëhershme. Herën e parë kemi ndjetur disa orë bashkë në një lokal dhe thjesht kemi folur. Kemi treguar shumë histori, kemi folur për familjen, muzikën, idetë tona. Kishte një kimi të menjëhershme, nuk zgjati shumë se për pak ditë u kthye në diçka më shumë. Vetëm pak ditë, prandaj e quaj dashuri të me shikim të parë se brenda pak ditësh rrahu zemra. Rrethanat ishin të çuditshme, ishte një lloj fati që u njohëm.

Unë jam shumë mirënjohës ndaj Miriamit. Të arrish të bësh atë që bën ajo, të gjejë balancat dhe energjinë për të qenë pak kudo, është për tu admiruar. Miriami është sjellë me mua jo si një partnere artiste, por si një partnere që ka vendosur partnerin ‘full time’. Ajo ka merita të jashtëzakonshme, jo vetëm më mbështet mua por ruan dhe emrin e saj me shumë dinjitet, me shumë pasion dhe sakrificë, është një një nënë që jam me fat që e kam njohur. Bota e artit është më e kundërta e mundshme e të qenurit familjar sepse ke nevojë të dalësh të harrosh, të humbasësh. Unë do te jem gjithmonë mirënjohës. Ajo është gjysma e punës, e sukseseve dhe arritjeve të mia”, rrëfeu Albani.

You may also like