Ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet që shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama, ja çfarë tentuan të bënin

by admin
Spread the love

Një ish-agjent i nivelit të lartë në FBI është vënë nën hetim nga prokurorët federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës, avokatët amerikanë kanë mbledhur të dhëna për të shqyrtuar sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York City.

Një dokumenti i siguruar nga Insider–i zbuloi se hetuesit po shqyrtonin marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Thirrja e lëshuar në muajin nëntor kërkon të dhëna në lidhje me McGonigal dhe një firmë të dyshimtë konsulente të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov tha se McGonigal e kishte ndihmuar të lehtësonte hyrjen në vend përmes Spectrum dhe ndihmësit të Deripaskas.

Prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, apo dhe ndonjë “pagesë apo dhuratë” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Dy burime i thanë Insider-i se McGonigal ishte i afërt me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas një emaili të rishikuar nga Insider-i, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të emailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një firme amerikane që kryeministri po mendonte të angazhonte për nismën kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.

Një përfaqësues i qeverisë shqiptare tha se marrëdhënia e kryeministrit Rama me McGonigal ishte miqësore, tërësisht private pa interes publik.

“Ne nuk kemi asnjë ide për asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me firma, dhurata, pagesa, rimbursime udhëtimi përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna”, u shpreh ai.

You may also like