Ish- sulmuesi malazez kundër masave ndaj sportistëve rusë: “Sporti duhet të mbetet jashtë çdo gjëje”

by admin
Spread the love

Konflikti në Ukrainë ka pasur pasoja edhe në botën e sportit, ku sportistët dhe klubet ruse janë përjashtuar nga garat europiane dhe botërore.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Predrag Mijatovic, një ish-sulmues malazez, i cili përjetoi një situatë të ngjashme gjatë luftës ballkanike. Intervistuar nga “beIN SPORTS”, ish-futbollisti i Real Madridi ka shprehur mendimin e tij për këtë:

“Këto ditë kam menduar shumë për vitet ’90, kur bombat ranë në shumë qytete të Malit të Zi. Një gjë nuk e kuptoj edhe tani, pasi nuk e kuptova edhe shumë vite më parë: Pse sportistët duhet të marrin sanksione? Një sportist nuk mund të konkurrojë sepse një politikan mori një vendim të gabuar?

Në vitin 1992 për shkak të konfliktit në vendin tim, ne nuk mund të konkurronim në Kampionatin Europian. Shkuam në Suedi dhe na hodhën si të ishim mbeturina. Unë nuk mund të shkoja as në hotel për të vizituar miqtë e mi. Sporti duhet të qëndrojë jashtë çdo gjëje.”

You may also like