ish-sulmuesi i Bajern Mynih, Mario Gomez: Nojer në të njëjtin nivel me Mesin

by admin
Spread the love

Manuel Nojer u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale pas thyerjes së këmbës në sportin e rrezikshëm të skisë, por që brenda një kohë jo shumë të gjatë po jep sinjale të qarta se nuk i kanë humbur reflekset në katërkëndësh.

Ish-sulmuesi i kombëtares gjermane dhe Bajernit Mario Gomez ka pasur fatin të luaj përkrah dhe kundër Nojerit, ndërsa e vlerëson në të njëjtin nivel rëndësie me Lionel Mesin: “Nuk kam asnjë diskutim. Manuel Nojer e vendos në një linjë me Mesin, përsa i përket rëndësisë në lojë. Ai të jep siguri dhe ndihmon mbrojtjen të organizohet.

Personalisht mendoj se kapiteni i Bajernit ka revolucionarizuar rolin e portierit. Nuk më kujtohet dikush tjetër i këtij kalibri. Do ia kuptojmë vlerën pas 20 vjetësh”, përfundoi Mario Gomez.

PANORAMASPORT.AL

You may also like